“Duhet rifilluar puna pa vonesa”, thotë Sorensen pas vizitës në pikën kufitare Kosovë – Serbi

18 mars 2025 | 14:38

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka vizituar një pikë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo u bë me dije përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Sorensen thotë se është mbresëlënëse të shohësh dhe të informohesh për pikat e përbashkëta të kalimit.

“Ndërsa është bërë shumë, ne duhet të rifillojmë punën e mbetur pa vonesë. Ka të bëjë me lejimin e njerëzve dhe mallrave që të lëvizin lirshëm – një gur themeli i integrimit evropian”, ka shkruar Sorensen.

Emisari i BE-së po qëndron që dy ditë në Kosovë. Ai u prit nga krerët e shtetit por edhe nga opozita. Tema për të cilën Sorensen foli me të gjithë, ishte kryesisht dialogu.

https://x.com/EUSR_Dialogue/status/1901972327807562146

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, përmes një komunikate…