Duhla e Suharekës i jep mbështetje PDK-së – Marigona Kadriaj: Faleminderit për mikpritjen dhe përkrahjen!
Kandidati për kryetar të Suharekës, Dardan Berisha së bashku me ish-ministrin Enver Hoxhaj, ish-deputetin Ramë Vataj dhe kandidaten për asamble komunale Marigona Kadriaj, kanë vizitur fshatin Duhël. Kështu është bërë e ditur nga 26-shja e PDK-së, Marigona Kadriaj. Marigona ka falëndeeuar banorët e Duhlës për mikëpritjen dhe përkrahjen e tyre.
Njoftimi i plotë i Marigona Kadriaj:
Sot në fshatin Duhël, bashkë me kryetarin z. Dardan Berisha, ish-ministrin Enver Hoxha, ish-kryetarin e Degës dhe ish-deputetin Ramë Vataj, si dhe kolegë e kolege të listës sonë për Asamblenë e Komunës së Suharekës, patëm një takim të ngrohtë me banorët e këtij fshati të njohur për bujarinë dhe virtytet e larta.
Kryetari z. Dardan Berisha paraqiti programin e tij për zhvillimin e komunës, ndërsa unë pata mundësinë të bëj një premtim të shkurt dhe të sinqertë për angazhimin tim në Asamble, duke u zotuar të punoj me përkushtim për të rinjtë, familjet dhe gjithë qytetarët e Suharekës.
Faleminderit Duhël për mikpritjen dhe përkrahjen tuaj!
✦ Voto për Kryetar: Dardan Berisha – 191
✦ Voto për Asamble: Marigona Kadriaj – 191/26




