Duka: I kërkoi falje tifozëve, gabova me Panuccin

10 janar 2020 | 15:46

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një tjetër intervistë për mediet italiane, këtë herë për gazetën “Tuttosport”.

Pas intervistës që Duka dha për “Gazzeta Dello Sport” dhe foli për Christian Panuccin, jo me fjalë të mira. Këtë herë edhe në intervistën e tij të dhënë për “Tuttosport”, nuk ka pasur gjëra pozitive për të thënë.

“Në zgjedhjen e Panuccit kam gabuar tërësisht dhe i kërkoi falje tifozëve. Për ne Kombëtarja është gjëja më e rëndësishme dhe ai e shkatërroi skuadrën. Ai është një njeri me konflikt: ai kurrë nuk do të jetë trajner. Pas çdo ndeshje pati tensione me shtypin, ajo krijoi çarje në ekip. Ai nuk mendon për futbollin, por vetëm për paratë. Kur e njoftova për shkarkimin, menjëherë më tha që do të pretendonte edhe qindarkën e fundit. Nuk është çështje ekonomike, por korrektësi etike”, u shpreh Duka.

Më tej ai ka folur për Edoardo Reja teksa është shprehur: “Reja ishte pak i dyzuar në fillim, kështu që Tare e thirri dhe e bindi që të bëhej trajneri i Shqipërisë. Kemi një projekt të mirë dhe objektivi është që të marrim pjesë në Evropianin e 2024-ës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë…