Duka: Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar

08 qershor 2025 | 10:43

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka theksuar se ndeshja e mbrëmshme me Serbinë ishte një ndeshje e bukur, që mund ta kishin fituar.

“Barazojmë 0-0 me Serbinë dhe ajo që na motivon më së shumti për të ardhmen është loja e bërë, vetëbesimi i lojtarëve, autoriteti i tyre në fushë”.

“I kishim të gjitha mundësitë për të marrë tre pikët, që do të kishin qenë të merituara nga ana jonë. Gjithsesi futbolli i tillë, jo gjithmonë prodhon rezultatin që meriton”.

“Përgëzime për djemtë e ekipit, për gjithçka dhanë në fushë, trajnerin Sylvinho dhe stafin teknik për punën e bërë për përgatitjen e ndeshjes dhe për mënyrën se si e drejtuan skuadrën sot”, ka shkruar Duka në Facebook.

Ai ka falënderuar edhe tifozët, që sërish ishin në mbështetje të Kombëtares dhe besuan e i dhanë kurajo skuadrës për të marrë maksimumin në fushën e blertë.

“Tani duhet të shohim përpara, ndeshja me Letoninë vjen shpejt dhe duhet të jemi gati për të që të japim më të mirën dhe të marrim tre pikët”, ka shkruar Duka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se…