Duka nuk dëshiron përballje me Kosovën: Do na vriste njërin nga ne
14 nëntor 2025
| 16:31
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është i lumtur për fitoren ndaj Andorrës. Ai ka thënë se ëndrra e Shqipërisë për të siguruar kualifikimin në Botëror vazhdon.
“Vazhdojmë ëndrrën tonë për Kupën e Botës. ‘Play-off’-i do të na përballë me skuadra të forta. Por ne do të luftojmë dhe uroj t’ia dalim”, ka thënë Duka.
Ai uron që edhe Kosova ta sigurojë “play-off”-in për Botëror, por ka thënë se nuk do të donte përballje me “Dardanët”.
“Besoj se tashmë është shumë afër ‘play-off’-it, por duhet t’i vlerësojë dy ndeshjet e fundit për ta prekur ‘play-off’-in”.
“Absolutisht nuk do ta dëshiroja (përballjen). Do të vriste njërin nga ne”, ka theksuar Duka.



