Duka pas fitorës së Kosovës: Historia po shkruhet me krenari

16 nëntor 2025 | 14:13

Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur Slloveninë me rezultat 0:2, duke siguruar playoff-in për kualifkim në Kampionatin Botëror, që vitin e ardhshëm do të mbahet në ShBA, Kanada e Meksikë.

Pas arritjes së këtij suksesi, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Duka ka theksuar se kjo është një ditë krenarie për të gjithë shqiptarët.

Ai theksoi se Shqipëria dhe Kosova janë bashkuar për të parë njëri-tjetrin në një kompeticion kaq të madh.

“Historia po shkruhet me krenari 💪 Shqipëria dhe Kosova, bashkë për herë të parë në PLAY-OFF-in e një Kampionati Botëror! 🇦🇱🇽🇰 Nje muaj i dyfishtë  gëzimi për të gjithë shqiptarët.🙌Urime Kosovë! Urime miku im, Agim Ademi!”, ka shkruar Duka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të…