Duka: Turp për ne, Kosova na ka lënë prapa

31 gusht 2022 | 12:59

Presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka e ka bërë një krahasim ndërmjet sportit në Kosovë, e veçanërisht futbollit, me atë të Shqipërisë.

Në fjalën e tij para kryeministrit Edi Rama dhe të disa ministrave, Duke u shpreh se është trup që për tri vjet Kosova e ka kaluar Shqipërinë me 10 vende në renditjen e ligave të UEFA-s, ndërsa e përmendi edhe Ligjin e Sponsorizimit, i cili ende nuk është bërë një temë në shtetin shqiptar, shkruajnë mediet shqiptare.

“Turp për mua dhe për gjithë komunitetin, Kosova për 3 vjet na ka kaluar në 10 vende. Ka bërë ligjin e sponsorizimeve dhe na ka kaluar. Përveç basteve që po lejohen, e që ta ndihmojnë edhe sportin, duhen riparë një shtrat i tërë ligjor”, ka thënë Duka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori Milazim Krasniqi, ka folur për marrëveshjen e fundit për…