
Dukagjini fiton derbin në Grupin A
28 shkurt 2021
| 16:19
Dukagjini i Klinës ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te A&N, pasi ka triumfuar me rezultat minimal 0-1 në derbin e javës në Ligën e Parë.
Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Malisheva në udhëtim te Vëllaznimi 0-1, derisa Vushtrria dhe Onix kanë ndarë pikët 1-1.
Flamurtari ka shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Ferizajt, derisa tri takimet tjera kanë përfunduar pa fitues.
REZULTATET
Grupi A
A&N – Dukagjini 0-1
Vushtrria – Onix 1-1
Vëllaznimi – Malisheva 0-1
Grupi B
Flamurtari – Ferizaj 1-0
Dardana – Ulpiana 1-1
Vllaznia – KEK-u 1-1
Kika – 2 Korriku 2-2