Dukagjini fiton ndaj Llapit dhe merr primatin në Superligë

25 shtator 2025 | 16:58

Dukagjini po vazhdon me rezultate pozitive në këtë start të sezonit në Superligë.

Ekipi nga Klina ka triumfuar 3:1 në shtëpi ndaj Llapit, në kuadër të javës së gjashtë.

Isufi, Merlaku e Zulfiji shënuan për vendasit, teksa trajneri Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë.

Me këtë fitore, Dukagjini merr përkohësisht lidershipin në tabelë me 13 pikë.

Në anën tjetër, Llapi mbetet i fundit në renditje me tri pikë dhe ende pa e shijuar fitoren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hedhja ndaras në votim e kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit…