Dukagjini konfirmon largimin e Ilir Sylës

04 gusht 2025 | 12:04

Futbollisti Ilir Syla nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Dukagjinit nga Klina. Lajmin e ka bërë të ditur klubi që bën pjesë në Superligën e Kosovës në futboll.

Dukagjini e ka falënderuar lojtarin për kontributin e madh që ka dhënë dhe ka bërë me dije se dyert e klubi do të jenë gjithmonë të hapura për Sylën.

“KF Dukagjini dëshiron të shprehë mirënjohjen më të sinqertë për Ilir Sylën, një futbollist që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në klubin tonë. Ilir, faleminderit për përkushtimin, punën e palodhshme dhe profesionalizmin që ke treguar gjatë kohës që ishe pjesë e Dukagjinit. Me pasionin dhe karakterin tënd, ke dhënë kontribut të madh në sukseset tona dhe ke qenë shembull për bashkëlojtarët. Rrugëtimi yt vazhdon dhe ne të urojmë vetëm suksese në kapitullin e ri të jetës dhe karrierës. Faleminderit për gjithçka, Ilir! Dyert e Dukagjinit do të jenë gjithmonë të hapura për ty”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ka thënë se dënon thirrjet nacionaliste…