Dukagjini kryen testet për Covid-19

23 maj 2020 | 20:43

Skuadra e rangut elitar të Kosovës në futboll, Dukagjini ka kryer sot testet për Covid-19.

Skuadra nga Klina ka bërë thirrje që të gjithë të jenë të kujdesshëm dhe të respektohen rregullat e përcaktuara nga IKSHP-ja.

“Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit janë nënshtruar testeve nga Instituti i shëndetit publik, dhe për rezultatet e tyre, do njoftohemi nga IKSHP-ja. Gjithashtu, klubi jonë bën thirrje që të tregohemi shumë të kujdesshëm dhe të respektohen rregullat e vëna nga IKSHP-ja”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.

Fotografia e KF Dukagjini (Klinë)

Fotografia e KF Dukagjini (Klinë)

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e 34-të, ka…