Dukagjini kthehet te fitorja, triumfon ndaj Gjilanit

28 tetor 2025 | 15:18

Pas një serie prej katër ndeshjeve pa fitore, ku kishte tri humbje e një barazim, skuadra e Dukagjinit është rikthyer te fitorja.

Të martën, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll, skuadra nga Klina triumfoi në udhëtim.

Dukagjini i Ismet Munishit mposhti skuadrën e Gjilanit 2:0, duke ia shkaktuar humbjen e parë nën drejtimin e Debatik Currit, cili në dy ndeshjet e para në krye të ekipit kishte tubuar katër pikë.

Altin Merlaku në fillim të pjesës së parë dhe Basit Khalid në fund të ndeshjes, shënuan golat për skuadrën e Dukagjinit.

Me këtë fitore, Dukagjini ngrihet në kuotën e 17 pikëve, gjashtë më shumë se skuadra e Gjilanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e ka shfuqizuar nenin e Udhëzimit Administrativ Nr.01/2025,…