Dukagjini mezi e mposhti Lirinë

22 shkurt 2024 | 15:21

Skuadra e Dukagjinit ka shënuar fitore në minutat shtesë në përballje me skuadrën e Lirisë (2-1).

Skuadra nga Klina e mbylli pjesën e parë në epërsi 1-0, autor i golit ishte Iljasa Zulfiji.

Në pjesën e dytë Liria ishte skuadër më e mirë duke krijuar më shumë shanse shënimi. Prizrenasit në minutën e 70-të e barazuan rezultatin me golin e realizuar nga mbrojtësi Rigon Spahiu (1-1).

Në minutat shtesë, Dukagjini fitoi penallti pas rikthimit të VAR-it. Fillimisht portieri Stivi Frashëri e priti goditjen e Gentrit Salihu, por gjyqtari e ktheu penalltinë, të cilën kësaj radhe e ekzekutoi Blerind Morina, të cilit gjithashtu ia priti portieri, por nga topi i kthyer shënoi golin e fitores 2-1.

Dukagjini me tri pikët e reja ka grumbulluar 30 pikë dhe zë pozitën e gjashtë, ndërsa Liria mbetet e fundit me 10 pikë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten Kosova ka mbajtur stërvitjen e fundit, ku është…