“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës së re Shëngjin-Velipojë

01 maj 2025 | 21:49

Pranë rrugës së re që të çon nga Shëngjini në Velipojë do të zërë vend së shpejti resorti luksoz nga “Dukagjini Group”. Puna për jetësimin e këtij projekti ka nisur tash e disa muaj, kurse atij, sot i ka kushtuar vëmendje të veçantë kryetari i Bashkisë së Lezhës, gjatë përurimit të rrugës së re.

Screenshot_15-5.jpg

“Dukagjini Resort” është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë.

Resorti, puna për ndërtimin e të cilit veçse ka nisur, e që pritet të kushtojë rreth 80 milionë euro, do të ketë disa pjesë.

Screenshot_16-6.jpg

Derisa në pjesën e poshtme, te plazhi, do të jetë hoteli me rreth 140 dhoma, pesë restorante, sallë dasmash e kazino, në pjesën e sipërme – e qasshme nëpërmjet rrugëve gjarpërore –  do të jenë 20 ndërtesa me 11 hyrje, si dhe gjithsej 386 njësi banesore apo apartmente.

Në përurimin e rrugës së re, kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i kushtoi vëmendje të veçantë projektit të “Dukagjini Group”.

Screenshot_17-3.jpg

“Kjo zonë ka filluar të dizajnohet me studiot më të mira të arkitekturës në botë, në Evropë. Një nga resortet për shembull është Dukagjini, që është një ndër strukturat elitë. Dhe, infrastruktura i vjen paralel zhvillimit që jemi duke implementuar tani e mbrapa në këtë zonë që quhet zona e Ranës së Hedhur, Rrjollit, Velipojës, bashkë me Shëngjinin”, ka thënë Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë së Lezhës.

Screenshot_13-6.jpg

Ai e përmendi “Dukagjini Resort”, si një nga investimet nismëtare dhe kryesore, të asaj që synohet të kthehet një zonë elitare turizmi në pak vite.

“Unë mendoj se, bashkë me infrastrukturën, kjo do të jetë zona më elitare e Shqipërisë. Këtu jemi, do ta shikojmë dhe bindemi për këtë. Është në vëmendjen e Qeverisë, në vëmendjen e pushtetit lokal. Kemi projekte, po diskutojmë dhe besoj që jemi në rrugën e duhur për ta futur turizmin në hovin e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe afatgjatë”, ka thënë Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë së Lezhës.


Për investimet në këtë zonë pitoreske të detit Adriatik, foli edhe kryeministri Edi Rama, i cili i njohu meritat e investitorëve privatë në zhvillimin e saj.

“Unë jam shumë optimist, shumë optimist, duke pasur parasysh atë që preku Pjerini lidhur me stokun e projekteve të reja, të projekteve tuajat, të sipërmarrjes, në Lezhë e në Shkodër, por edhe të shumëkujt tjetër që s’është këtu me ju sot. Sepse janë projekte të një gjenerate tjetër në të gjitha drejtimet. Kemi mbledhur dhe krijuar një rrjet absolutisht unikal arkitektësh”, ka thënë Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Projekti “Dukagjini Resort” që ka marrë formën fillestare, mes tjerash parasheh edhe hapësira ankorimi për disa lloje anijesh.

Ky investim, puna për ndërtimin e të cilit nisi muaj më parë, synohet të jetësohet për tre deri në pesë vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja mund të ndërhyjë në situatën e krijuar politike si…