
Dukagjini vazhdon me Munishin
Skuadra e Dukagjinit nga Klina i ka besuar shtabin teknik edhe për edicionin e ardhshëm 2025/2026, trajnerit aktual, Ismet Munishi. Klubi nga Rrafshi i Dukagjinit është i lumtur që ka arritur marrëveshje të re me trajnerin Munishi, derisa beson se kjo marrëveshje do t’i sjellë stabilitet edhe më të madh klubit.
“Me shumë kënaqësi njoftojmë opinionin publik dhe tifozët se po vazhdojmë bashkëpunimin me kryetrajnerin, Ismet Munishi, edhe për një sezon tjetër. Jemi të lumtur që puna dhe përkushtimi i Munishit do të jenë sërish pjesë e projektit tonë për sezonin e ardhshëm. Besojmë se vazhdimësia dhe stabiliteti që sjell kjo marrëveshje janë themel i rëndësishëm për suksesin që synojmë. KF Dukagjini falënderon Munishin për besimin dhe angazhimin, dhe i uron gjithë të mirat në vazhdim”, thuhet në njoftimin e këtij klubi. Dukagjini kampionatin e përfundoi në pozitën e shtatë me 48 pikë.
/Epoka e re/