
Duke filluar nga 1 korriku, kostot e roamingut në Ballkanin Perëndimor do të jenë zero
27 qershor 2021
| 12:35
Duke filluar nga 1 korriku, i gjithë Ballkani Perëndimor do të jetë një zonë, ku roamingu do të jetë falas.
Kostot e roamingut midis Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të jenë zero.
Për të festuar këtë datë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), me mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, po organizon këtë festë me artistë të Ballkanit Perëndimor, një koncert me grupe muzikore dhe DJ nga i gjithë rajoni.
Gjithçka nis më 1 korrik 2021, në orën 19:00 në plazhin Oteshevo (Liqeni i Prespës, Maqedonia e Veriut).