Dukesha britanike hyn në histori, ka votuar në zgjedhjet presidenciale të SHBA

05 nëntor 2020 | 23:58

Dukesha britanike Meghan Markle, ushtroi të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Sipas mediave amerikane, Meghan votoi disa ditë më parë me postë. Nëse kjo konfirmohet zyrtarisht, Meghan hyn në histori si pjesëtarja e parë e familjes mbretërore britanike që voton në zgjedhjet amerikane.

Ish-aktorja u lind në Los Anxhelos dhe pasi u martua me Princin Harry, ajo fitoi të drejtën për të marrë shtetësinë britanike, ndërsa djali i saj Archie ka shtetësi të dyfishtë, amerikane dhe britanike, dhe do të jetë në gjendje të votojë në zgjedhjet në të dy vendet.

Është një rregull i pashkruar që anëtarët e familjes mbretërore britanike nuk votojnë në zgjedhjet në Britaninë e Madhe dhe ata nuk lejohen të ndërhyjnë në politikë.

Megan dhe Harry e thyen këtë rregull kur u larguan nga mbretëria në fillim të këtij viti. Aktorja u bëri thirrje vazhdimisht amerikanëve që të shkojnë në votime dhe ajo kurrë nuk e fshehu intolerancën e saj ndaj Donald Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 9 nëntor (e hënë) në orën 11:00 paradite, do…