
Duket se presidenti nuk është në gjendje të mirë mendore
Deputetja e LV-së, Fitore Pacolli, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjithmonë reagon kur “LV-ja prish planet” dhe i sulmon këta të fundit.
“Nuk është e çuditshme që presidenti reagoi. Sa herë që LV-ja ia prish planet ai reagon dhe na quan kriminelë. Është reagim i pamatur pasi nuk duket se ai nuk është në gjendje të mirë mendore. Tani për tani duket se presidenti nuk është në gjendje të mirë mendore”, ka folur ajo.
“Ai e kaloi kufirin për të shkuar në Shqipëri. Ai është dashur t’u nënshtrohet masave si çdo qytetar i vendit. Është dashur ta lajmërojë protokollin e shtetit. Nga ajo që kam lexuar në raportin e policisë, ai ishte ulur në ulësen e parë. Nuk ka rregulla që lejojnë të ulet personi VIP në ulëse të parë”, shton e njëjta.
“Të gjithë i dimë sulmet që i marrim si LV kur ua prishim planet kundër shtetit. Në të kaluarën janë munduar të na thonë se jemi organizatë terroriste”, ka thënë Pacolli.