
Dukolli nga NISMA: Është nder dhe detyrë e jona si popull e shoqëri të mbrojmë shtetin dhe miqësinë me aleatët
Anëtari Kryesisë së NISMA Socialdemokrate Çerkin Dukolli ka reagur lidhur me lajmin se SHBA ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën.
Postimi i plotë i z. Dukolli.
Shqetësues dhe problematik është lajmi se SHBA ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën.
Partneriteti me miqtë ndërtohet e kultivohet përmes sjelljeve korrekte e shtetërore, të cilat ushqehen e mirëmbahen çdo ditë dhe në secilin proces të bashkëpunimit politik e strategjik – e jo përmes sjelljeve që kemi parë deri më tani.
Dialogu Strategjik nuk është konceptuar thjesht si një platformë apo konferencë për një temë në një kohë të caktuar, por si një kornizë dakorduese për një rrugëtim të përbashkët, që përfshin tema politike, ekonomike, integruese, të sigurisë, të diplomacisë dhe të tjera.
Shteti i Kosovës dhe miqësia jonë me SHBA-në dhe aleatët perëndimorë janë vepra dhe realiteti ynë jetik, i ndërtuar me mund e gjak dhe me partneritet të madh përgjatë dekadave.
Është nder dhe detyrë e jona si popull e shoqëri të mbrojmë shtetin dhe miqësinë tonë me aleatët perëndimorë, duke mos lejuar kurrë që Kosova dhe kjo miqësi e sinqertë të rrezikohen nga askush.
Rrnoftë shteti i Kosovës.
Krenar me miqësinë amerikane! 🇽🇰🇺🇸