Duncan: Baza ligjore dhe politike për demilitarizimin e UÇK-së ishte marrëveshja e Rambujesë dhe Rezoluta 12/44

22 shtator 2025 | 11:32

John Duncan, dëshmitari i tretë i Mbrojtjes në Dhomat e Specializuara të Hagës në rastin kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke folur për marrëveshjen e demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se baza ligjore dhe politike ishte marrëveshja e Rambujesë e cila kishte kulmuar në Rezolutën 12/44.

Mbrojtja: Te kush duhej ta merrje autorizimin për negociata?

Duncan: Janë dy aspekte të përgjigjes ndaj pyetjes suaj. Mandati ligjor që të angazhohem në negociata, ishte Rezoluta 12/44 që instruktonte komandanti ne KFOR-it për ta demanilizutuar UÇK-në. Pastaj mandati politik për ta kryer atë dhe këtë e mora nga Uashingtoni, Londër, tha Havier Solana, sekretari i përgjithshëm, dhe te Solana shkova përmes Clarkeut. Baza ligjore ishte 12/44. Rambujeja, por…problemi nëse mund të digresojë te problemi ligjor që e kishim. Kishte shumë deklarata dhe vendime në nivelin ndërkombëtar që kulmuan në 12/44, ishte Rambujeja dhe deklarata e G8.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, mbërriti më…