Duncan: Unë e kam shkruar tekstin e marrëveshjes për çarmatimin e UÇK-së

22 shtator 2025 | 10:45

Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, ka thënë se me gjeneralin Michael Jackson gjatë fundit të viteve të ’90-ta, kanë biseduar rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas Duncan, Jacksoni ishte shprehur i shqetësuar, pasi sipas tij, nuk kishte mekanizma që të trajtonin UÇK-në.

Ndër të tjera, Duncan ka thënë se ishte ai personalisht që shkroi tekstin e marrëveshjes për çarmatim të UÇK-së.

“Unë isha i pranishëm sepse unë e kam shkruar tekstin e Marrëveshjes për çarmatimin e UÇK-së”.

“Ideja për marrëveshjen doli nga bisedat me gjeneralin Mike Jackson”.

“Në këto biseda, Jackson më tha se ishte shumë i shqetësuar që nuk kishte asnjë mekanizëm për të trajtuar ose për t’u marrë me UÇK-në, dhe vlerësoi që UÇK-ja të përbëhej nga 20 mijë ushtarë gueril. Ai ishte pranë momentit të dislokimit në Kosovë, megjithëse nuk kishte asnjë mekanizëm që ngjashme me marrëveshjen teknike-ushtarake që do ta lejonte atë ta krijonte një kornizë”, ka deklaruar Duncan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i NATO-s, John Stewart Duncan, po vazhdon dëshminë e…