Durak Thaçi i PDK-së, me numër 45, kërkon besimin e qytetarëve prizrenas

07 tetor 2025 | 12:16

Durak Thaçi është kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për asamblist në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Ai i është bashkuar listës së udhëhequr nga kryetari aktual dhe kandidati për kryetar, Shaqir Totaj, me synim vazhdimin e projekteve të filluara dhe nisjen e iniciativave të reja në çdo lagje e fshat të Prizrenit.

Kandidati me numër 45 i PDK-së ka deklaruar se, gjatë mandatit katërvjeçar, nëse fiton besimin e qytetarëve prizrenas, do të punojë me transparencë dhe përgjegjësi për një zhvillim të qëndrueshëm në të gjitha zonat e komunës. Durak Thaçi kërkon mbështetjen e qytetarëve për të kontribuar në realizimin e projekteve të kryetarit Totaj dhe për të ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të Prizrenit.

“Me përkushtim, ndershmëri dhe vizion të qartë për zhvillimin e Komunës së Prizrenit, unë angazhohem për t’i dhënë zë qytetarëve dhe për të kontribuar në projekte që përmirësojnë jetën e përditshme. Si pjesë e ekipit të PDK-së, do të punoj për transparencë, përgjegjësi dhe zhvillim të qëndrueshëm në çdo lagje e fshat të Prizrenit.
Mbështet Durak Thaçin – Nr. 45!”, ka shkruar Durak Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se, mbrëmjen…