Duraku: Mund të luaj deri në moshën 40-vjeçare

28 janar 2018 | 13:24

Mesfushori 35-vjeçar Mensur Duraku është i gatshëm të luajë deri në moshën 40-vjeçare. “Duke u bazuar në formën e mirë fizike dhe mushkëritë e shëndosha që kam, pa problem mund të luaj edhe pesë vjet në futbollin profesionist”, ka thënë Duraku për “Epokën e re”.

Mensur Duraku pa dyshim se është ndër lojtarët më të mirë që nga përfundimi i luftës jo vetëm në Pejë, por edhe në gjithë Kosovën. Duraku në karrierën e pasur futbollistike ka ndërruar shumë klube, kurse sukseset më të mëdha i ka arritur në Besën e Pejës. Ai tash është 35-vjeçar, por nuk po mendon fare t’i japë fund lojës së futbollit. “Duke u bazuar në formën e mirë fizike dhe mushkëritë e shëndosha që kam, pa problem mund të luaj edhe pesë vjet në futbollin profesionist”, ka thënë Duraku për “Epokën e re”.

Mesfushori pejan në gjashtë muajit e fundit ishte pjesë e skuadrës së Dukagjinit nga Klina, kurse pas përfundimit të sezonit vjeshtor është larguar nga ky klub. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në skuadrën e Besës, e as angazhimin në ndonjë skuadër të Ligës së Parë. “Ka biseda për t’u rikthyer në skuadrën e Besës, por ende nuk kam vendosur diçka konkretisht. Dëshira gjithmonë ka ekzistuar për të qenë pjesë e Besës, kurse nuk kam ndonjë problem të luaj edhe në Ligën e Parë dhe të Dytën”, ka deklaruar ai.

KF Besa sezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e dhjetë me vetëm 13 pikë, kurse Duraku ka vlerësuar se është mëkat i madh që klubi pejan është në një situatë të tillë dhe, sipas tij, vështirë se mund t’i ikë zonës së barazhit.

“Besa është në një pozitë të vështirë si asnjëherë më parë dhe vështirë se mund t’i ikë pozitës së barazhit, ndërsa më pas në barazh është vetëm një ndeshje dhe mund të ndodhë gjithçka. Është që një klub me një traditë kaq të madhe dhe një qytet si Peja të kalojë nëpër këtë situatë. Së fundmi kryetari i komunës ka përmirësuar pak gjendjen, por gjithçka është e vështirë”, ka deklaruar ai. Mensur Duraku ka luajtur për Besën, Vëllaznimin, Lugun e Baranit, Dukagjinin, Istogun dhe Celik dhe Sutjeska.

(Veton ZYMBERI)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpesh yjet akuzohen nga fansat e tyre se u janë…