Duranti: Nuk mund ta fajësoni Warriorsin

09 gusht 2019 | 16:14

Ka qenë muaj i përmbajtur dhe shumë i vështirë për një nga basketbollistët më të mirë në botë. Kevin Durant së pari humbi “play-off” për shkak të një dëmtimi në gju, pastaj lëndoi tendinin e akilit në finale, të cilën nuk do ta luajë sezonin e ardhshëm.

Ai u largua nga Golden State Warriors dhe nënshkroi për Brooklyn Nets dhe nuk kishte folur për mediat që atëherë dhe tani ka thyer heshtjen në një intervistë ekskluzive me “Yahoo Sports”.

“Nuk mund ta fajësoni Warriorsin. Kam dëgjuar që ata më kanë bërë presion që të kthehem sa më shpejt që të jetë e mundur, por askush nuk më tha një fjalë gjatë rehabilitimit. Vetëm unë dhe Rick Celebrini (mjeku kryesor) kemi punuar çdo ditë. Është basketboll, mund të ndodhin. Askush nuk është përgjegjës dhe të gjithë duhet ta lëmë atë pas, sepse do të kthehem dhe do të luaj përsëri”, ka thënë Durant.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten rreth orës 8:00, Policia e Kosovës ka pranuar…