Durmishi: Këtë javë përfundon një segment i rëndësishëm i rrugës Prishtinë–Pejë

23 dhjetor 2025 | 21:27

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njëherësh kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili në zgjedhje garon me numrin 24, ka publikuar një video lidhur me punimet në ndërtimin e një segmenti të rrugës Prishtinë–Pejë.

Durmishi ka bërë të ditur se punimet në këtë aks rrugor po zhvillohen sipas planifikimit dhe se gjatë kësaj jave do të përfundojë një segment i rëndësishëm i projektit.

“Ndërtimi i rrugës Prishtinë–Pejë po ecën për mrekulli. Këtë javë përfundon një segment i rëndësishëm. Projektet që i kanë nisur ata na kanë ngecur pak, ndërsa projektet që i nisim ne përfundojnë brenda afatit dhe realizohen në mënyrën më të mirë”, ka shkruar Durmishi.

https://www.facebook.com/share/v/1G7fnSKPdE/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e AAK-së me numër 105, Ilirjana Mehmetaj,…