Durmishi: Krahas ndërtimit të rrugëve, kemi investuar edhe në rregullimin e lumenjve

26 dhjetor 2025 | 14:41

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njëherësh kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje me numrin 24 në listën zgjedhore, ka deklaruar se gjatë mandatit qeverisës janë realizuar investime të rëndësishme jo vetëm në ndërtimin e rrugëve, por edhe në rregullimin e shtratit të lumenjve në shumë zona të vendit.

Durmishi ka bërë të ditur se një nga projektet e fundit ka nisur në fshatin Ballaboq të komunës së Deçanit, ku po realizohet rregullimi i shtratit të lumit, me qëllim parandalimin e përmbytjeve dhe mbrojtjen e pronave të qytetarëve.

“Krahas ndërtimit të rrugëve, jemi kujdesur edhe për lumenjtë. Në fshatin Ballaboq të Deçanit kemi nisur rregullimin e shtratit të lumit. Ky nuk është rasti i vetëm”, ka shkruar Durmishi.

Sipas tij, projekte të ngjashme janë realizuar edhe në shumë komuna të tjera anembanë Kosovës, përfshirë Gjilanin (Zhegër, Përlepnicë, Kmetoc, Livoq i Ulët dhe i Epërm), Vushtrrinë (Sitnicë, Gurishtë), Skenderajn (Vërbicë, Runik–Aqarevë, Llaushë), Kaçanikun (Nerodime), Lipjanin (Janjevë, Godanc, Sitnicë), Leposaviqin (Ibër), Prizrenin (Toplluha–Velezhe), si dhe komunat Kamenicë, Viti dhe Novobërdë (Morava e Binçës, Përlepnicë).

Durmishi ka theksuar se këto investime synojnë rritjen e sigurisë për qytetarët, mbrojtjen e infrastrukturës dhe përmirësimin e menaxhimit të ujërave në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili,…