Durmishi: Nga e hëna fillojmë mirëmbajtjen dhe sanimin e gropave në të gjitha rrugët

04 dhjetor 2025 | 13:02

Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se nga e hëna do të fillohet me mirëmbajtjen dhe sanimin e gropave në të gjitha rrugët që menaxhohen nga ministria që ai drejton

“Nga e hëna fillojmë mirëmbajtjen dhe sanimin e gropave në të gjitha rrugët që janë në kompetencë të Ministrisë sonë. Përveç sanimit të gropave, njoftojmë edhe një herë qytetarët se jemi të përgatitur për sezonën e dimrit. Kujdesi i shtuar në komunikacion mbetet gjithmonë i nevojshëm”, ka shkruar Durmishi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca konstituive…