Durmishi: Po e monitorojmë situatën nonstop
06 janar 2026
| 11:36
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, në një prononcim për Express, ka thënë se ekipet janë në terren duke e monitoruar situatën me reshjet e shiut. Ai shtoi se po mundohen të zhbllokojnë pjesë ku ka mbledhje të madhe të ujit. “Krejt ekipet janë në terren, jemi vazhdimisht të angazhuar në secilën rrugë, çdokënd ku eventualisht mund të ketë vërshime. Janë duke u pastruar vendet ku kanë me qitë gurë, tu u mundu me zhblloku pjesë ku ka mbledhje të madhe të ujit. Jemi duke e monitoruar nonstop situatën që me intervenu kudo ku ka nevojë”, tha ai. Durmishi tha se po i pret raportet prej terrenit për më shumë detaje.



