Durmishi: Së shpejti nis ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër 

25 qershor 2025 | 13:08

Ndërtimi i dy urave të reja, ashtu siç po planifikon Qeveria në detyrë, që lidhin Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut do të nis së shpejti.

Kështu bëri të ditur zëvendësministri në detyrë i infrastrukturës, Hysen Durmishi por nuk dha dha një datë konkrete.

“Jemi në procedurë ende nuk dihet kur do të nis ndërtimi i urave por shumë shpejtë”, tha Durmishi në një përgjigje të shkurtër për RTV21.

Ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër u planifikua bazuar në një memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Infrastrukturës së Qeverisë së Kosovës dhe komunave të Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës, së bashku me përfaqësuesit e tjerë…