Durmishi: Të gjitha rrugët janë të kalueshme, por kërkohet kujdes i shtuar

08 janar 2026 | 11:20

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se ekipet kanë intervenuar gjatë gjithë natës në shumicën e rrugëve që janë në kompetencë të ministrisë, për shkak të ngricave të shkaktuara nga kontrasti i temperaturave. Sipas tij, punimet kanë vazhduar edhe gjatë mëngjesit të sotëm, duke përfshirë pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. Aktualisht, të gjitha rrugët janë të kalueshme, por ai ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

Njoftimi i plotë i ministrit Durmishi: “Të dashur qytetarë,

Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe mbrëmë, për shkak të kontrastit të temperaturave, rrugët tona janë të mbuluara me ngrica.
Gjatë gjithë natës kemi intervenuar në shumicën e rrugëve që janë në kompetencë të ministrisë dhe edhe sot në mëngjes kemi vazhduar punën në pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. Aktualisht, të gjitha rrugët janë të kalueshme, por kërkohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit. Ju lutemi t’i përshtateni kushteve të rrugës.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me…