
Duro: Gjilani u ndihmua nga gjyqtarët
Skuadra e Feronikelit ka luajtur baras me Gjilanin (1-1), kurse trajneri Klodian Duro ka thënë se Gjilani është ndihmuar nga gjyqtarët.
Trajneri nga Shqipëria, ka lavdëruar futbollistët për paraqitjen e bërë në këtë ndeshje dhe “Niklin” e ka vlerësuar si skuadrën më të mirë teknikisht në Kosovë.
“Ne dëshmuam edhe një herë se jemi skuadra më e mirë taktikisht në këtë kampionat. Nuk ka kush që na mposhtë, asnjë ekip, përveç njërit gjyqtarëve të ndeshjes. Pavarësisht se kam shumë respekt për gjyqtarin Dardan Çaka, ai me disa faulla e afroi Gjilanin deri te goli dhe mendoj se Gjilani nuk ka nevojë të ndihmohet sepse ka kualitet mjaftueshëm sa ta bëjë vetë këtë gjë. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe të futbollistëve që dhanë maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. Bëmë gjithçka mirë, kontrolluam gjithë ndeshjen. Jam shumë i kënaqur me gjithë paraqitjen e skuadrës dhe gjithë futbollistët që dhanë maksimumin për ta fituar këtë ndeshje”, ka thënë Duro.
/Epoka e re/