Duro, pas humbjes ndaj Dritës: Gjyqtari nuk i respektoi rregullat

07 mars 2021 | 16:43

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro nuk është ndarë i kënaqur me referimin pas humbjes ndaj Dritës.

Një gol në minutën e fundit bëri që Drita të arkëtoi pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Duro tha se gjyqtari nuk respekton rregullt dhe se ishte penallti e pastër.

“Është ditë e diel, mot me diel dhe të gjithë e pamë atë se çfarë ndodhi. Rregullat janë të qarta, kur futbollisti ka dorën e hapur dhe prek topin me dorë është penalti. Gjyqtari na tha që ua fala një rast një minutën e 40-të dhe jemi barazim. Këtu nuk ka barazim të rasteve, sepse po të shënonim loja do të ishte më ndryshe”, ka deklaruar Duro.

“Drita kishte udhëtuar me taktikë të veçantë. Çdo ndërprerje futbollistët e kësaj skuadre shtriheshin dhe gjyqtari akordonte faull. Kjo nuk është aspak në rregull sepse mbi të gjitha nuk i kontribuon lojës së futbollit dhe lojës së ‘fair-play’-t të cilën e promovojmë”, ka shtuar ai.

Feronikeli renditët në pozitën e gjashtë me 27 pikë të tubuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e diele) do zhvillohet derbi i Manchesterit, mes Cityt…