Dy avionë rusë hyjnë në hapësirën ajrore të Lituanisë, alarmohet NATO

23 tetor 2025 | 21:29

Lituania, anëtare e NATO-s, ka thënë se dy avionë ushtarakë rusë hynë për pak kohë në hapësirën e saj ajrore sot.

Sipas mediave të huaja, dy aeroplanët, një luftarak Su-30 dhe një tanker furnizimi Il-78, qëndruan në hapësirën ajrore për 18 sekonda, ndërsa avionët spanjollë nga divizioni baltik i NATO-s u ngritën në ajër në përgjigje të incidentit, tha ushtria lituaneze.

Lituania, e cila ndan një kufi tokësor me enklavën ruse të Kaliningradit, është anëtare e NATO-s që nga viti 2004. Kujtojmë se gjatë këtyre muajve, avionët rusë kanë kaluar disa herë në hapësirën ajrore të NATO-s, ç’ka sipas Perëndimit është një provokim nga ana e Putinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I parini LDK-së, Lumir Abdixhiku ka komentuar koalicionin që nënshkroi…