Dy dasma në Prizren, policia i gjobitë dhe i shpërndan të pranishmit

05 shtator 2021 | 21:06

Të dielën, policia në Prizren gjatë inspektimit të salloneve te dasmave për respektimin e masave anti-COVID, ka hasur në organizime familjare.

Siç njoftohet, policia ka reaguar menjëherë në bazë të vendimit të Qeverisë duke marrë masa ndaj organizatorit të cilit i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë.

Po ashtu pronarit të sallonit te dasmës i është shqiptuar gjobë nga inspektorët e AVUK-ut, të njëjtit i është mbyllur biznesi (veprimtaria) deri në një vendim tjetër, ndërsa dasmorët të pranishëm janë shpërndarë.

Gjithashtu policia në Prizren në aktivitetin e saj, rreth orës14:50 është informuar nga pika kufitare e Bernjakut se pesë (5) persona nga fshati Dedaj, KK Prizren kanë shkelur masën e vet izolimit duke tentuar që ta kalojnë kufirin.

Ne lidhje me këtë rast është dërguar patrulla policore nga Prizreni, e cila bashkë me personat është kthyer në Prizren, ku në stacion të Policisë në Prizren do të zhvillohet procedura ndaj tyre për shkelje të masava sipas ligjit anti Covid-19.

Policia në Prizren ka intervenuar edhe në një rast tjetër rreth orës 17:30, perkatesisht në rrugën “Kasëmbeg” në Prizren, është raportuar një aheng familjar në shtëpi.

Në këtë rast është dërguar patrulla policore, ku pronarit i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë, ndërsa të pranishmit janë shpërnda nga aty.

“Policia Rajonale në Prizren, vazhdimisht ka bërë thirrje për respekim të masave dhe ligjit për masat e veçanta dhe të përgjithshme të vendimit të Qeverisë dhe ligjit anti-COVID, andaj në të gjitha rastet do të veprojë në bazë të kompetencave ligjore dhe do të marrë masat adekuate përkatese”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të diele rifilluar emisioni “Kojshia show”, ku mysafir ishte…