
Dy derbi në çerekfinale të Kupës
Dy ndeshje derbi do të zhvillohen në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Shorti i hedhur sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës ka sjellë përballjet Llapi-Gjilani dhe Ballkani-Prishtina, derisa në dy ndeshjet tjera do të takohen Drita-Ulpiana dhe Ramiz Sadiku-KEK-u, raporton “Epoka e re”.
“Në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për çerekfinale të Kupës së Kosovës. Skuadra fituese e këtij trofeu në edicionin e kaluar, Llapi do të përballet me Gjilanin, derisa një tjetër duel i fortë do të jetë ai ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës. Në dy ndeshjet tjera, do të takohen Drita-Ulpiana dhe Ramiz Sadiku-KEK-u”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Ndeshjet e këtij rrethi zhvillohen më 16 mars.