Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët
26 dhjetor 2025
| 10:45
Presidentja Vjosa Osmani do të takohet sot (e premte) me mërgimtarët që tanimë kanë ardhur në Kosovës.
Osmani ka vendosur që dy ditë para zgjedhjeve, t’i mirëpres ata e t’i gostisë me një pritje të organizuar nga ora 18:00 në “Emerald”.
Sipas njoftimit të Presidencës, kjo pritje organizohet “në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e vazhdueshëm të mërgatës në zhvillimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës”.
Presidenca ka bërë me dije se mbrëmja do t’i kushtohet veçanërisht rolit të mërgatës në luftën për liri, në procesin e shtet ndërtimit dhe në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit.



