Dy dronë ukrainas drejt Moskës, Kremlini: U shmang sulmi terrorist

09 gusht 2023 | 08:10

Rusia deklaroi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës se arriti të shmangë një tjetër sulm terrorist nga ana e Kievit që kishte si synim Moskën.

Gjatë një konference për shtyp, Ministria e Mbrojtjes informoi publikun rus se sistemi mbrojtës anti-ajror arriti të rrëzojë dy dronë të mbushur me eksploziv që po hynin brenda hapësirës ajrore të kryeqytetit.

Mjetet fluturuese pa pilotë shpërthyen në ajër pa shkaktuar dëme materiale apo të lënduar.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara bën me dije se në javën e ardhshme do të dërgojë armatim të ri në Ukrainë për të vijuar me kundërofensivën e saj.

Një ditë më parë, britanikja “The Times”, shkroi duke cituar burime ushtarake se Kievi, aktualisht, ka sistemin e mbrojtjes ajror më të mirë në botë, kjo falë ndihmës së Perëndimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vijon të jetë tepër e rënduar situata si pasojë e…