
Dy futbollistë të Drenicës infektohen me Covid-19
20 korrik 2020
| 23:25
Dy futbollistë të skuadrës së Drenicës nga Skenderaj janë infektuar me Covid-19.
Bëhet fjalë për kapitenin Azem Bejta dhe sulmuesin Hysen Tahiri. Drenica ndeshjen e radhës dhe të parafundit në IPKO Superligë e zhvillon nesër (e martë) ndaj Dritës në Gjilan.