“Dy gëzime sot”, qytetari nga Gjakova: Edhe po e martoj djalin, edhe do festoj nëse fiton partia që kemi votuar

28 dhjetor 2025 | 16:33

Në Gjakovë, atmosfera e sotme është shoqëruar me tupana dhe festë, jo vetëm për shkak të procesit të votimit, por edhe për një ngjarje familjare të veçantë.

Ukë Berisha, kryefamiljar, ka bërë të ditur se sot po marton djalin e tij. Ai u shpreh i lumtur për këtë ditë të veçantë, duke theksuar se bëhet fjalë për dasmën e dytë që organizon në familje.

“Jam shumë i lumtur, është një gëzim i veçantë. Në orët e hershme të mëngjesit, rreth 80 për qind e fshatit kanë votuar dhe më pas kanë marrë pjesë edhe në dasmë”, tha Berisha në KlanKosova.

Ai tha se po gëzohet shumë për dasmën e djalit, por do jetë gzim i dyfishtë nëse veç fiton partia që kanë votuar dhe se do të festojnë edhe në mbrëmje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-i burgosuri politik, Nait Hasani, ka ushtruar të drejtën e…