Dy klube gjermane interesohen për Brojën

10 qershor 2025 | 18:09

Armando Broja, i rikthyer te Chelsea pas huazimit te Fulham, po tërheq interesin e dy klubeve gjermane.

Sipas raportimeve mediatike, Leipzig dhe Wolfsburg po monitorojnë nga afër situatën e Brojës dhe janë gati të garojnë për transferimin e tij.

Chelsea kërkon rreth 20 milionë euro për ta shitur sulmuesin, duke e konsideruar këtë çmim si bazë për negociatat.

Ndërkohë, Broja është i fokusuar me kombëtaren shqiptare, e cila mbrëmjen e sotme do të luajë ndaj Letonisë në Riga.

Sulmuesi shqiptar pritet të ketë një verë të mbushur me zëra mediatik, por që vendimi me siguri do të varet shumë dhe nga vetë dëshira e Brojës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Shqiptare e Prizerenit është ngjarja më madhore e popullit…