
Dy kompani të autobusëve në Ferizaj gjobiten me nga 500 euro
07 gusht 2025
| 11:36
Policia në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy personave juridik – kompani të autobusëve, për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.
Policia atje njofton se më 5 gusht në këtë qytet gjatë kontrollit të dy autobusëve me targa vendore, është konstatuar se mungonin certifikatat e kontrollit teknik gjashtëmujor.
“Për këto kundërvajtje, në bazë të Ligjit për Automjete nr. 05/L-132, është shqiptuar nga një gjobë prej 500 euro për secilën kompani”, thonë nga policia e Ferizajt.