
Dy lojtarë pozitivë me Covid-19 te Bullgaria
09 shtator 2020
| 13:05
Raste të reja me koronavirus në ekipet kombëtare. Bullgaria u mposht 1-0 jashtë fushe kundër Uellsit, që siguroi tre pikët falë golit të Neco Williams në minutën e katërt shtesë.
Lojtarët bullgarë i janë nënshtruar tamponëve dhe përgjigjet kanë rezultuar pozitive për dy futbollistë. Spas Delev dhe Peter Zanev janë lojtarët e infektuar me Covid-19.
Të dy futbollistët kanë shfaqur disa simptoma dhe testet i kanë nxjerrë pozitivë, teksa kanë nisur menjëherë karantinën.