Dy lojtarë të Maqedonisë infektohen me Covid-19

29 shtator 2020 | 14:56

Pandemia Covid-19 është duke “sulmuar” lojtarët e Maqedonisë së Veriut. Dy lojtarë të kësaj kombëtare kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Bëhet fjalë për portierin Martin Bogatinov, si dhe sulmuesin Jovan Kostovski, njofton Ekipa.mk. Të dy lojtarët janë pjesë e klubit Ethnikos Achna të Greqisë, tek e cila dolën pozitivë 16 lojtarë. Ata kanë konfirmuar se do të jenë për 14 ditë në izolim, ndërsa në karantinë janë që nga e premtja.

I dyshuar mbetet edhe sulmuesi me përvojë Goran Pandev, pasi 14 anëtarë të klubit të tij, Genoa kanë dalë pozitivë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka folur sot edhe për bojkotin e…