
Dy mësuese të Fushë Kosovë rezultojnë pozitiv me Covid-19
Dy mësuese të shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë kanë rezultuar pozitive me Covid-19, mësimi nuk do të ndalet.
Janë bërë 4 ditë që kur në Kosovë ka filluar viti i ri shkollor nepër institucionet shkollore. E testit për Covid-19 iu nënshtruan edhe mësimdhënësit.
Dy mësuese të shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë rezultuan pozitiv me këtë virus një ditë më parë. Njëra mësimdhënëse për klasën e dytë e tjetra për të katërtën nuk do të kenë mundësi që të jenë pranë nxënësve per nje kohë.
Por drejtoria e shkollës, ani pse nuk pranuan të flasin para kamerave, thanë se ato tashmë janë zevendësuar.
Lajmin se dy mësimdhënëse kanë dalë pozitive e konfirmojnë edhe nga Komuna e Fushë Kosovës Ali Topalli zëdhënës në këtë komunë thotë se gjendja e tyre është e mirë dhe ato gjendën në vetizolim.