Dy ndeshje interesante sot në Superligë, vëmendja në Podujevë

18 shkurt 2024 | 08:48

Java e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë gjatë ditës së sotme.

Gjithsej dy ndeshje janë në program që do të nisin nga ora 13:00.

Vëmendja pa dyshim se do të jetë në Podujevë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, atje ku Llapi e pret Dukagjinin.

Llapjanët do të tentojnë të shfrytëzojnë gabimin e Ballkanit që barazoi të premten me Feronikelin 74 për t’ju afruar me pikë.

Në anën tjetër, Dukagjini vjen pas fitores ndaj Malishevës dhe janë të motivuar për të marrë rezultat pozitiv edhe sot.

E ndeshja tjetër luhet në Malishevë, ku Malisheva e pret Fushë Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira e…