
Dy ndeshje në Superligë
Superliga e Kosovës nis sot xhiron e re, me fillim nga ora 17:00, kur startojnë dy ndeshje.
Vëmendja kryesore do të jetë në Skenderaj, kur skuadra e Drenicës luan si nikoqire e Gjilanit. Mysafirët vijnë në këtë përballje si liderë aktualë të Superligës, me dy fitore në dy ndeshjet e para. Drenica në anën tjetër është në kërkim të pikëve të para këtë edicion, pasi regjistroi dy humbje radhazi.
Ndeshja tjetër që luhet me fillim nga ora 17:00 është ajo mes Malishevës dhe Ferizajt. Ferizaj vjen në këtë përballje me një pikë të fituar në dy ndeshje, derisa Malisheva ka luajtur vetëm një ndeshje, të cilën e ka humbur.
E planifikuar për sot ishte edhe ndeshja mes Trepça ’89 dhe Ballkani, por kjo ndeshje është shtyrë, pasi suharekasit luajnë nesër ndeshjen vendimtare në tentimin për t’u kualifikuar në Ligën e Konferencës.