Dy ora luksoze të padeklaruara kapen në Aeroportin e Prishtinës

09 dhjetor 2025 | 12:39

Zyrtarët doganorë gjatë kontrollit të udhëtarëve në arritje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë identifikuar mallra të padeklaruara me vlerë të lartë.

Sipas doganës, mallrat e padeklaruara janë dy ora luksoze, për të cilat personi nuk ka paraqitur faturë apo dokumentacion përcjellës, siç kërkohet sipas procedurave doganore.

“Gjatë skanimit të bagazheve, në njërën nga valixhet e një udhëtari janë gjetur dy orë të reja luksoze, për të cilat personi nuk ka paraqitur faturë apo dokumentacion përcjellës, siç kërkohet sipas procedurave doganore. Mallrat në fjalë janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore. Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët për detyrimin e deklarimit të mallrave me vlerë të lartë, duke theksuar se çdo mosdeklarim paraqet shkelje ligjore dhe mund të rezultojë në masa ndëshkuese”, ka njoftuar dogana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luis Suarez me gjasë do të jetë largimi i radhës…