Dy orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

07 gusht 2022 | 09:03

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës me vendet fqinje, edhe sot vazhdon të ketë fluks të lartë të veturave.

Mërgimtarët të cilët ishin në Kosovës për t’i kaluar pushimet tashmë kanë filluar të kthehen. Kjo ka bërë që në disa pika kufitare të krijohen kolona të gjata.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitare pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë në pikën kufitare në Merdarë.

Pritjet në këtë pikë kufitare për të dalë nga Kosova sillen deri në dy orë.

Kolona të gjata ka edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në 1 orë për të dal nga Kosova.

Derisa në pikat tjera kufitare situata është më e qetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eqrem Çabej ka qenë një arsimtar, gjuhëtar dhe albanolog i…