Dy persona dërgohen në mbajtje, njëri shqeu fletëvotimin në Prishtinë, tjetri në Drenas

07 qershor 2026 | 14:49

Dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë pasi dyshohet se kanë shqyer fletëvotimet.

Njëri rast ndodhi në Prishtinë, tjetri në Drenas.

Këto raste i ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Deri tani në rajonin e Prishtinës janë hapur dy raste Asgjësim i dokumentit të votimit (në Drenas dhe në Prishtinë), ku dyshohet se nga personat e dyshuar kanë dëmtuar (shqyer) fletëvotimet. Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që veprimet hetimore po kryhen në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas rezultateve aktuale të zgjedhjeve presidenciale te Real Madrid, presidenti…