Dy persona gjuajnë me armë zjarri ndaj një veture në lëvizje në Prizren, dorëzohen në polici

31 mars 2024 | 19:07

Dy persona janë arrestuar për “Vrasje në tentativë” në qytetin e Prizrenit, pasi të njëjtit dyshohet se mbrëmë më datë 30 mars kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një veture në lëvizje, shkruan Reporteri.net.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren në rrugën “Gani Saramati” rreth orës 22:40ka njoftuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

“Viktima e rastit(A.K. d.l.1995 nga Korisha) është paraqitur në stacionin Policor të Prizrenit. Ai ka raportuar se deri sa ka qenë në automjet në lëvizje njëri nga dy të dyshuarit, të njohur për viktimën nga automjeti I tyre I cili ishte gjithashtu në lëvizje, ka nxjerrë armën- pistoletë dhe ka shtënë në drejtim të automjetit të tij”, tha ai.

Bytyqi njoftoi tutje se policia pasi ka mbledhur provat dhe dëshmitë e mundshme, në konsultim me prokurorin e shtetit kanë filluar hetimet për rast të klasifikuar si “Vrasje në tentativë”.

“Gjithashtu me urdhër të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë apo e ndaluar me ligj. Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë vazhduar me hetimin e rastit dhe pasi që kanë ra në kontakt me të dyshuarit, ata sot me datë 31.03.2024 rreth orës 13:00 janë dorëzuar në polici, gjithashtu edhe arma-pistoleta e përdorur është gjetur dhe sekuestruar”, tha ai.

Pas intervistimit në prezencën e avokatëve mbrojtës të dy të dyshuarve, me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ne po përpiqemi të mos tërhiqemi”. Kjo është fraza që…